Wilder, Furyt: Nëse dalin fjalët tua, unë pensionohem
Deontay Wilder ka futur edhe pensionimin në ekuacion, para revanshit me Tyson Furyn. Fury dhe Wilderi po përgatiten për revanshin e madh të shkurtit, ku do të kontestohet titulli i WBC-s.
Para këtij dueli lufta e fjalëve është ajo që po vazhdon mes dy boksierëve, të cilët nuk kursejnë asgjë për njëri-tjetrin. Fury ka insistuar se do ta nokautojë kampionin e WBC përbrenda dy raundeve të para, kurse përgjigjja e amerikanit ka qenë epike.
“Askush nuk e beson atë. Ai thotë se do të më nokautojë në raundin e dytë. Është gjë që nuk besohet” ka thënë Wilderi. “Kam edhe gjashtë vjet karrierë në sport, por nëse ai më rrëzon në raundin e dytë? Më nokauton? Unë mbaroj. Unë i jap fund. Pikë” ka thënë tutje ‘Bomberi i bronztë’. Mbetet të shihet nëse Wilderi do të nokautohet pas dy raundeve dhe t’i japë fund karrierës së tij.