Wilder: Kam 99 probleme e halle, por jam ende mbret dhe i pasur
Boksieri amerikan Deontay Wilder nuk duelon që prej shkurtit të vitit të kaluar, kur humbi titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC) ndaj Tyson Furyt, humbje që ka shkatërruar disi psikologjikisht e moralisht “Bronze Bomber”, që ende nuk ka vendosur nëse do të rikthehet në ring.
Gjithsesi, përmes një postimi në rrjetet sociale ai konfirmon se është i lumtur dhe se po shijon 30 milionë dollarë që ka bërë gjatë karrierës së tij (42 tore, 1 humbje, 1 barazim). I ulur në kolltuk, me një shishe verë përpara, ai komenton në rrjetet sociale.
“Kam 99 probleme e halle, por jam ende mbret dhe i pasur”, shprehet Deontay Wilder, tashmë 35-vjeçar. Kohët e fundit është përfolur se ai mund të duelojë ndaj Andy Ruiz Jr., Dillian Whyte, Alexander Povetkin, Oleksandr Usyk etj., por asgjë nuk ka konkrete.