Wilder: Nuk do të përballem kurrë me Joshuan
Deontay Wilder ka thënë se ai nuk mendon që do të përballet ndonjëherë me Anthony Joshuan.
Boksieri britanik i riktheu në brezin e tij tre titujt, WBA, WBO, IBF dhe IBO në rimeçin që u zhvillua në Arabinë Saudite ndaj Andy Ruizit në fundjavën e kaluar. Joshua – Wilder do të ishte një ndër meçet më të mëdha në histori të boksit, mirëpo duket se ajo gjë nuk do të ndodhë. “Mendoj se nuk do të shohim asnjëherë një përballje për titullin e më të mirit”, ka thënë amerikani për “The Athletic”.
“Nuk do ta shohim asnjëherë, nuk dua që njerëzit të mbajnë shpresa, pasi nuk do të ndodhë kurrë. Ata nuk mund të thoshin asgjë për përballjen me mua. Ata nuk arritën ta thoshin emrin tim. Ata vetëm u sillën rreth meje. Jam shumë i rrezikshëm. Ju më keni parë çfarë mund të bëjë në ring. Nuk bëjë lojëra. Dhe paramendoji se çfarë i bëri Ruizi Joshuas, paramendojeni çfarë mund t’i bëjë unë. Ata po qëndrojnë larg meje”, ka deklaruar Wilderi.