Wilder, pas humbjes nga Fury: Bëra çmos, por nuk e di çfarë ndodhi

10 tetor 2021 | 09:21

Deontay Wilder është deklaruar i dëshpëruar pas humbjes nga Tyson Fury në kuadër të divizionit ËBC në kategorinë e peshave të rënda.

Boksieri amerikan u mposht nga britaniku në meçin e tretë në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Humbja e Wilderit nga erdhi pas një përballje gjigante e cila nga shumëkush po cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave.

Pas humbjes, ‘Bombarduesi i Bronztë’ është deklaruar i zhgënjyer.

“Unë bëra çmos, por nuk ishte aq mirë sonte. Nuk jam i sigurt se çfarë ka ndodhur”, ka thënë fillimisht Wilder pas meçit.

“E di se në stërvitje ai bëri gjëra të caktuara dhe gjithashtu e dija se ai nuk erdhi me 125 kilogramë për të qenë një balerin”.

“Ai erdhi të më mbështetej, të përpiqej të më ashpërsonte dhe ia doli mbanë”, përfundoi amerikani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka vazhduar me inspektimin e respektimit të…