Wilderi dhe Ruzi përballen në gusht
Dy ish-boksierë kampionë bote në peshën e rëndë, amerikani Deontay Wilder (43 fitore, 2 humbje e 1 barazim) dhe meksikani Andy Ruiz Jr (35 fitore e 2 humbje) janë pranë marrëveshjes për të dueluar mes tyre në gusht të këtij viti.
Lajmin e konfirmoi Malik Scott, trajneri i Wilderit, që ka zbuluar edhe disa detaje nga bisedimet. Sipas Scott, ka disa javë që palët janë duke diskutuar dhe plani është që përballja të zhvillohet në Amerikë në gusht, për t’i dhënë më pas Wilderit të rikthehet në ring në dhjetor, në një duel me Anthony Joshuan. Të dy boksierët kanë qenë kampionë bote në peshën e rëndë, ndër më të mirët e dekadës së fundit.
“Për momentin jemi vetëm në fazën e bisedimeve dhe duket se do të bëjmë shumë zhurmë duke e arritur marrëveshjen. Andy Ruzi është një opsion shumë i mirë për Deontay. Do të dëshiroja që këtë sfidë ta shihja në Las Vegas, pasi aty të dy boksierët kanë shumë fansa”, ka thënë Malik Scott.