Wilderi rrëzoi Tyson Furyn në raundin e katërt

10 tetor 2021 | 08:31

Edhe Deontay Wilder kishte momentet e tij të mira në meçin ndaj Tyson Fury.

Boksieri amerikan madje në raundin e katërt arriti të rrëzojë në “knock down” dy herë Tyson Furyn, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë mund ta shihni momentin kur Wilder e tronditi Furyn me një goditje të fuqishme në raundin e katërt:

Megjithatë, kjo goditje nuk i mjaftoi pasi “Gypsy King” fitoi meçin me K.O në raundin e 11’të duke e mposhtur Deontay Wilderin për herë të dytë.

Tyson Fury mbrojti titullin e WBC në peshat e rënda dhe mbeti i pamposhtur në boksin profesionist.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte me fillim nga ora 20:45, luhet ndeshja finale ne…