Wilderi synon përballje me Joshuan në Britaninë e Madhe
Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar se në planet e tij është një duel në Britaninë e Madhe, por pa përmendur se ndaj kujt do ta zhvillojë atë.
Gjithsesi, një përballje për unifikimin e titujve kampionë bote ndaj Anthony Joshua, nëse ky i fundit fiton revanshin ndaj Ruizit, duket se është objektivi kryesor i Wilderit. Dhe për ta realizuar këtë gjë është gati të udhëtojë e duelojë edhe në Angli. Amerikani mban titullin e kategorisë WBC dhe është vënë në shënjestër edhe nga Tyson Fury, që shprehet se do të duelojnë mes tyre sërish më 22 shkurt, në Las Vegas.
“Joshua duhet të kujdeset që të rikthehet kampion bote dhe më pas të diskutojmë sërish për një unifikim të titujve kampionë bote. Unë jam gati të vij të dueloj në Angli. Kam qenë edhe më parë këtu, në vitin 2012, kur mposhta Audley Harrison”, ka thënë Wilderi.