Wiliam Walker shpallet qytetar nderi nga Komuna e Vitisë

13 janar 2024 | 14:59

Komuna e Vitisë ka shpallur qytetar nderi, ish-ambasadorin e OSBE-së, dhe diplomatin, William G. Walker, shkruan Reporteri.net.

Kontributi i tij i lartë u konsiderua i veçante në këtë komunë, ku përveç nga zyrtarët komunalë u prit edhe nga qytetarë.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me këtë rast tha se historia e Reçakut nuk do të ishte e njohur pa ndihmën e madhe të Walkerit.

“Ai së bashku me ekipin e tij mori një qëndrim të paanshëm ndaj të vërtetës”, tha Haliti.

Kryetari Haliti i dha çelësin e qytetit të Vitisë ambasadorit Walker.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është urdhëruar t’i paguajë medias…