Will Smith e goditi sepse ishte tallur me gruan e tij, flet Chris Rock

05 shtator 2022 | 12:24

Shpulla e Will Smith ndaj Chris Rock zuri faqet e para në mediat rozë marsin e këtij viti, teksa ky i fundit bëri shaka me sëmundjen të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

“Zoti e mallkoftë, ajo ishte shakaja më e bukur që kam thënë ndonjëherë”, tha Chris Rock ndërsa u pyet nga Dave Chapelle.

Gjithashtu Rock tha se shpulla nxori fytyrën e vërtetë të Will Smith, atë që ai ishte munduar të fshihte për 30 vite.

“Ajo shpullë nxori fytyrën e vërtetë të tij, atë që ai u mundua të mbante të fshehur për 30 vite. Tregoi që është i njëjti maskara njëlloj si edhe ne”, tha Rock.

Më tej shtoi që shpreson që Smith të mos e fsheh më fytyrën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka mbajtur konferencë për media…