Will Smith tha se kishte një “martesë të hapur”, këngëtari i njohur zbulon për marrëdhënien seksuale me bashkëshorten e tij
Aktori i famshëm, Will Smith, i habiti të gjithë gjatë një interviste për kopertinën GQ, ku tha se ai dhe bashkëshortja, Jada Pinkett, kishin një martesë të hapur dhe se institucioni për ta “nuk mund të jetë një burg”.
E këtë e ka konfirmuar edhe vetë Jada, e cila më herët ka pranuar se ka fjetur me muzikantin e njohur, August Alsina, teksa ishte e martuar me Will Smith.
Kjo lidhje jashtëmartesore është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak se Alsina ka publikuar një këngë të re dhe do të publikojë gjithashtu një libër, ku tregon gjithçka në lidhje me jetën e tyre seksuale.
Ndërkohë në rreshtat e këngës së tij të re, këngëtari i njohur ka gjetur rastin “ta rrahë hekurin sa është i nxehtë” teksa tregon raportin e tij seksual me Jada-n.
“Sigurisht që diss-a do të zbresin kur ke një miliardë dollarë në ashensor, Sigurisht që do të ndodhin disa ngatërresa kur ti shkon në shtrat me ‘të preferuarën e botës’ (siç Jada ka quajtur veten)”, thuhet në këngë.
Gjithashtu August sqaron edhe fjalën “ngatërrim” të cilën gruaja e Will Smith ka përdorur për të përshkruar raportin e saj me Alsina-n.
“Përkufizimi i ngatërrimit është kur ngatërrohesh në çarçafë”, ka thënë ai dhe s’ka lënë më asnjë pikë dyshimi se rreshtat i dedikohen Jada-s.
Ndërkohë sipas “The Sun”, Alsina është duke u bërë gati që të nënshkruaj një marrëveshje libri dhe do të diskutojë gjithçka nga karriera e tij deri tek detajet për jetën seksuale me Jada.
“August po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje libri me para të mëdha, e cila do të detajojë lidhjet e tij romantike me Jada-n. Ai gjithmonë ka pohuar se Will i ka dhënë leje për të fjetur me Jada-n, diçka që ata e kanë mohuar publikisht”, ka zbuluar një burim.