Will Smithi uron ish-gruan për ditëlindje
19 nëntor 2018
| 11:30
Will Smithi vazhdon ta dojë ish-gruan. Javën e kaluar, të premten, aktori 50-vjeçar uroi për ditëlindje Sheree Zampino në 51-vjetorin e saj.
“Urime ditëlindjen, nëna më e mirë… Të dua, Ree-Ree”, ka shkruar Smith në një postim në “Instagram”, duke e postuar një fotografi të vjetër bashkë me djalin e tyre, Trey. Por shumë ndjekës komentuan duke i thënë se sa të kuptueshme e ka gruan, Jada Pinkett Smith.