Will Smithi zbulon sekretin e një martese jetëgjatë
04 janar 2018
| 15:43
Aktori Will Smith, në një postim në “Instagram”, ka bërë një dedikim emocionues për bashkëshorten e tij, Jada Pinkett Smith, me të cilën ka 20 vjet i martuar.
49-vjeçari publikoi një fotografi të tij dhe Jadës në ditën e tyre të dasmës në vitin 1997, duke iu referuar si mbretëreshën e tij dhe i uroi një përvjetor të lumtur. “Kam mësuar që dashuria është të dëgjosh. Dashuria është të japësh. Dashuria është liri. Urime përvjetorin mbretëresha ime! Jam i përkushtuar ndaj teje”, ka shkruar Smithi.