William Levy bën mrekullinë për vogëlushen e sëmurë me kancer

07 shtator 2018 | 19:56

Aktori kuban William Levy ka grumbulluar më shumë se 6 milionë fansa në llogarinë e tij në Instagram, pas përgjigjes së një vajze venezueliane që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Vajza bëri një thirrje për të mbledhur para për fushatën që ishte ngritur në emër të saj, në Gofundme.

“Hi, emri im është Tiffany. Jam 13 vjeç , jam nga Venezuela dhe vuaj nga kanceri. Kam nevojë për të bërë një ndërhyrje në një spital në Argjetinë për të vazhduar trajtimin”, shkroi Tiffany në postimin e saj.

Përgjigjja e aktorit, siç shkruajnë mediat spanjolle, ishte e menjëhershme, madje shuma e parave që dhuroi aktori ishte 2 mijë dollarë.


Disa orë më vonë, aktori me origjinë nga Kuba lajmëroi se e kishte kryer donacionin: “Zoti të bekoftë Tiffany. Unë bëj shpesh dhurime për bamirësi dhe shpresoj që çdo njeri të kontribuojë sado pak dhe ëndrrat e tua të bëhen realitet”,  shkruan aktori.

Falë këtij dhurimi të Levy-t, edhe fansat i janë shtuar menjëherë, madje duke e çuar numrin në më shumë se 6 milionë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka debutuar me barazim në…