William Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Uashington

04 mars 2025 | 23:10

Kryesuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, ka rrëfyer disa nga ngjarjet që nuk janë dëgjuar më parë.

Ish-ambasadori, Walker ka folur edhe për lidhjen që ka me popullin e Kosovës.

Ai ka thënë se jo rrallë pranon vizita të shqiptarëve të Kosovës në shtëpinë e tij në Uashington.

“Kaloj shumë kohë duke menduar për Kosovën, për atë që ndodhi këtu, për përfshirjen time, për gjërat që kanë shkuar mirë dhe për disa gjëra që nuk kanë shkuar aq mirë. Takoj shumë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Uashington dhe më vizitojnë”, tha ai.

“Flasim për fotot në mur ose për flamurin e UÇK-së në cep tek dhoma e ndenjes, gjëra të tilla. Dhe pastaj dalim në një restorant aty pranë”, ka thënë Walker për Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës…