William Walker javën e ardhshme vjen në Kosovë

12 janar 2020 | 14:42

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker do të vijë në Kosovë javën tjetër.

Walkeri vjen në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut me ftesën e zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli.

Lajmin për këtë e ka bërë me dije këshilltari Pacollit, Jetlir Zyberaj.

“Javën tjetër është 21-vjetori i masakrës së Reçakut. Është kjo një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në vitet 90 të kryera nga Serbia. Ishte ambasadori William Walker ai që i dëshmoi para botës këtë krim dhe parandaloi fshehjen nga forcat serbe. Disa javë më parë Aleksandër Vuçiq mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Walker. Kur të gjithë reaguan ndaj politikës së mohimit, askush nuk doli në mbrojtje të ambasadorit Walker dhe punës së tij. Puna e tij atëherë është kujtimi i Reçakut sot. Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të Jashtëm, z.Behgjet Pacolli, z.Walker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiqit krimet e tyre”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, e…