William Walker nderohet me medaljen ‘Kalorësi i Urdhrit të Flamurit’

16 janar 2023 | 13:41

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka nderuar ambasadorin William Walker me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”.

Begaj ka thënë se ambasadori Walker është shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë.

“Nderova sot në emër të shtetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarëve, me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të ‘Kalorësit të Urdhrit të Flamurit’, ambasadorin William G. Walker”.

“Ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviqit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar”, ka theksuar Begaj në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë…