William Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka”

14 janar 2023 | 13:26

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker, në një ceremoni solemne u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.

Ky titull iu akordua me motivacionin “Për humanizëm dhe guximin e veçantë njerëzor dhe profesional në mbajtjen dhe avancimin e vlerave themelore, të drejtave të njeriut drejt unifikimit të botës demokratike në ruajtjen e vlerave jetike për njerëzimin”.

Miku i madh i Kosovës lujti një rol të pazëvëndësueshëm për unifikimin e vendeve demokratike të botës, për reagimin e tyre në ndaljen e akteve çnjërzore serbe mbi popullaten civile shqiptare në Kosovë, në vitin 1999.

Pjesë e kësaj ceremonie është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e shumë ministra të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorë kavizituar…