William Walker për fushatën e Hamzës: Sa më shumë që përqafoni ‘ma mirë’, aq më mirë do të ecni përpara

24 janar 2025 | 19:23

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video së bashku me ambasadorin amerikan William Walker, heroin amerikan të kosovarëve.

“Më 9 shkurt, dallimin do ta bëjnë qytetarët me votën e tyre. Pas 9 shkurtit, atë do ta bëj unë me punë!”, ka shkruar Hamza.

Ndërsa, ambasadori Walker, sa më shumë që mund të përqafoni fryëm e atyre dy fjalëve “ma mirë”, aq më mirë do të ecni përpara. Dy ditë më parë, pata një bisedë shumë të mirë me kandidatin tuaj për kryeministër, kryetarin Hamza, se mbeta i impresionuar nga ajo bisedë. Ai ka zgjidhje dhe mund të diskutojë për mënyrë të tjera për ta bashkuar këtë vend në të ardhmen, e përgëzoj plotësisht”, ka thënë William Walker.

Walker ka marrë pjesë në tubimin e Hamzës me qytetarët e Shtimës, ku është edhe qytetar nderi për shkak të ndërkombëtarizimit të krimeve serbe në masakrën e Reçakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Festim Z. Hoti Të dashur qytetarë, Në zgjedhjet e…