
Williams: Nuk jam penduar se e refuzova Barcelonën
Ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams nuk është penduar se e refuzoi Barcelonën verën e kaluar. Reprezentuesi spanjoll ishte objektivi kryesor i Barcelonës pas përfundimit të “Euro 2024”.
Interesimi i Barcelonës në vitin 2025 po vazhdon të ftohet me raportimet e fundit që bëjnë me dije se Arsenali është i gatshëm ta aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 58 milionë eurosh. Sulmuesi foli edhe një herë tjetër për këto thashetheme duke deklaruar se nuk është penduar për vendimin që mori.
“Në atë moment verën e kaluar, e mora vendimin që e konsideroja të ishte i duhuri dhe jam shumë i lumtur me të. Ishte për familjen time. Raporti që kam me këtë klub është i jashtëzakonshëm dhe nuk besoj se do ta gjeja këtë atmosferë diku tjetër”, ka thënë Williams.