Williamsi dënohet 17 mijë dollarë
Serena Williams ka marrë një gjobë monetare me një vlerë totale 17 000 dollarë për dhunën e trefishtë të ushtruar në finalen e US Open.
Ajo është dënuar me 10 000 dollarë për “dhunë verbale” ndaj arbitrit Carlos Ramos, 4 000 dollarë për marrjen e udhëzimeve nga trajneri i saj dhe 3 000 të tjera për thyerjen e raketës nga nervat. 23 herë fituesja e Grand Slamit e ka quajtur arbitrin “hajdut”, konkretisht i ka thënë: “Nuk ishte gjykim ky. Unë nuk bëj hile që të fitoj. Më mirë humbas. Thjesht, që ta dish. Unë nuk kam bërë kurrë hile në jetën time. Më ke borxh një të kërkuar falje. Unë kam një vajzë dhe s’kam bërë hile në jetën time. Po sulmon karakterin tim dhe duhet të kërkosh të falur. Je një gënjeshtar. Nuk do të gjykosh më kurrë një ndeshje timen. Më kërko falje. Ti vodhe një pikë nga unë, ti je një hajdut”.