Willian i ribashkohet Corinthiasit
29 gusht 2021
| 15:50
Willian po kursen Arsenalin 20 milionë funte duke u larguar nga klubi për t’u bashkuar me skuadrën braziliane Corinthians në një transferim falas.
Willian i kanë mbetur edhe dy vjet nga kontrata e tij prej 240 mijë funtesh në javë me Arsenalin, por në vend që të qëndrojë në Emirates ose të kërkojë një shpagim, ai do të prishë kontratën e tij dhe do të nënshkruajë për Corinthians në 48 orët e ardhshme.
Jo vetëm që 33vjecari po ia kursen Arsenalit 20 milionë funte, ai gjithashtu ka rënë në dakord për të marr 70 për qind më pak para klubit të tij të vjetër, raporton Sky Sport.