Willian: Nuk isha i lumtur në Arsenal, doja të rikthehesha pranë familjes

07 shtator 2021 | 14:42

Mesfushori brazilian Willian ka folur për mediat vendase për transferimin nga

Arsenali te Corinthiasi. Ai ka bërë me dije se nuk ishte i lumtur në skuadrën e Arsenalit. “Aventura ime tek Arsenal nuk ishte e mirë. Në atë skuadër nuk isha i lumtur. Nuk dua të hyj në detaje, por nuk isha aspak i kënaqur aty dhe kam menduar disa herë që rikthimi në Brazil ishte mundësia më e mirë për mua”, ka thënë Willian.

“Nuk e mohoj që kam pasur edhe disa mundësi të tjera, të cilat i studiova, por doja të rikthehesha te Corinthias. Këtu është shtëpia ime, familja ime dhe doja të qëndroja pranë saj. Ky është klubi që më zbuloi, më bëri të njohur në futboll dhe ishte momenti i duhur për t’u rikthyer”, ka shtuar braziliani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e…