Klubi anglez përmes një njoftimi të enjten konfirmoi rikthimin e William.
“Klubi është i kënaqur të konfirmojë rikthimin e Willian te Fulham me një marrëveshje deri në fund të sezonit. Pasi la përshtypje të mirë në sezonet 2022/23 dhe 2023/24 te Craven Cottage, anësori është rikthyer tani në SË6 për një periudhë të tretë, duke iu bashkuar si lojtar i lirë pas largimit nga Olympiakos në fund të dhjetorit”, thuhet në njoftimin e Fulhamit.
Sipas këtij njoftimi, braziliani do të mbajë fanellën me numrin 22. 36-vjeçari u shpreh i lumtur që sërish do të jetë pjesë e Fulhamit.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer këtu. Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për të luajtur sërish për këtë klub, dhe jam plotësisht i motivuar për të zbritur në fushë dhe për të dhënë më të mirën për këtë ekip”, tha ai.
“Jam tërësisht i lumtur, familja ime është e lumtur. Jemi të lumtur që jemi rikthyer dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira deri në fund të sezonit, andaj mezi pres të filloj me shokët e ekipit dhe të jap maksimumin në fushë”, ka theksuar ai.