Williani njofton se do të largohet nga Chelsea
Sulmuesi brazilian Willian, prej kohësh në listën e dëshirave të Barcelonës, ka deklaruar për mediet e vendit të tij (po kakon periudhën e karantinës në Brazil) se “me Chelsea-n ka mbaruar”.
Futbollisti i bluve të Londrës riktheksoi se negociatat për të rinovuar me klubin e kryeqytetit anglez janë në pikën e vdekjes.
“Të gjithë e dinë që kontrata ime përfundon brenda disa muajsh dhe rinovimi është i vështirë, sepse Chelsea po propozon ta zgjatë atë edhe për dy vjet të tjera, kurse unë kërkoj që të jenë tre. Kështu që çdo gjë është mbyllur. Ne nuk po diskutojmë më.”
Nga fjalët e Willian, 31 vjeç, kuptohet se ai nuk do të luajë një sezon të tetë te Chelsea, skuadër me të cilën fitoi dy herë Premier League-n, (2015 dhe 2017) dhe një Europa League (2009). Kontrata e tij me klubin londinez përfundon këtë qershor.
Willian, i formuar në akademinë e Corinthiansit në Brazil, ka luajtur me “Seleçaon” në 70 raste, duke shënuar 9. Ai iu bashkua Chelsea-t në vitin 2013 nga Anzhi i Rusisë, kampionat ku më parë kishte luajtur me Shakhtar Donetsk (klubi i tij i parë në futbollin europian).