Wilson: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e një procesi historik
08 shtator 2020
| 10:10
Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, ka thënë se dokumentet e nënshkruara nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë duhet shikuar si pjesë të një procesi më të gjerë historik, i cili po zgjidhet.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai ka thënë se pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e marrëveshjes është për tema politike, në thelb negociatat dhe marrëveshjet në këtë kontekst janë politike.
Ai ka theksuar se tash duhet të ketë një angazhim të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të ofruar mbështetje, por edhe për të bërë presion te palët që marrëveshjet e arritura të gjejnë zbatim.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/30825887.html.