Win Myint zgjedhet president i ri i Myanmarit
Parlamenti i Mianmarit ka zgjedhur Win Myntin për president të vendit, një javë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij.
Win Myint, ndihmës i afërt i Aung San Suu Kyisë, ka qenë kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit qysh në vitin 2012.
Roli i tij, megjithatë, do të jetë ceremonial, pasi Suu Kyi vepron si presidente de facto.
Htin Kyaw ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Mianmarit javën e kaluar, për shkak të problemeve shëndetësore.
Parlamenti më pas ka pasur një javë kohë për të zgjedhur pasardhësin e tij dhe ka votuar sot nga një listë e ngushtë e tre nënpresidentëve.
Suu Kyi, e cila ka qenë e burgosur për vite me radhë, është ndaluar nga marrja e detyrës së lartë.
Një klauzolë në kushtetutë thotë se askush me fëmijë të një kombësie tjetër nuk mund të jetë president. Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin britanik.