Wirtz: Ende nuk më besohet që jemi kampionë
Bayer Leverkuseni e fitoi për herë të parë në histori titullin e kampionit në Bundesliga, por kjo e arritur historike ende duket ende se nuk është e vërtetë për talentin Florian Wirtz.
“Emocion i papërshkrueshëm. Akoma nuk e besoj dot se është e vërtetë. Gjëja e fundit që mendoj në këtë çast janë golat e mi. Suksesi i grupit vlen mbi të gjitha. Kemi përjetuar periudhë mahnitëse, si në rezultate, ashtu edhe në mbizotërimin e frymës. Ndonjëherë më dukej sikur titulli nuk do bëhej kurrë i yni, pavarësisht se diferenca me ndjekësit thellohej. Megjithatë, pritja mbaroi dhe më në fund të gjithë kemi marrë atë që na takon. Kampionati gjerman nuk është aspak ligë e lehtë, mjafton t’i referohemi dominancës së Bayernit. Ne ia dolëm t’i mposhtim në fushë dhe me pikë. Shpresoj të zgjohem sa më shpejt nga kjo ëndërr”, ka thënë Wirtz.