Wirtz: Gjermania si Leverkuseni, ia dalim në Evropian
Testet kundër Ukrainës dhe Greqisë e kanë zbehur disi evoluimin e skuadrës së Julian Nagelsman. Pas fitoreve bindëse kundër Francës dhe Holandës u mendua se ata ishin gati për t’u përballur me çdo rival në fushë, por miqësoret e fundit tregojnë se Nagelsman e ka “kantierin” ende në proces për Evropianin.
Florian Wirtz ka dashur t’i harrojë këto dy ndeshje dhe u ndal te pikat e forta të Gjermanisë. Ai foli në lidhje me partneritetin përkrah Musialës, sikurse gjeti edhe të përbashkëta e “Pancerave” me Leverkusenin.
“Bayer i tregoi botës se çfarë është në gjendje të bëjë, aty ku nuk e identifikojnë individët, por forca e grupit. Ne e mbyllëm Bundesligën dhe Kupën pas asnjë disfatë, pavarësisht se i shkuam humbjes shumë pranë në disa takime. Të njëjtën uri dhe frymë pikas edhe në kombëtare. Ky detaj më motivon se mund të shkojmë shumë lart. Hymë në pjesë e dytë kundër Greqisë me mentalitetin fitues dhe e finalizuam misionin. Kemi besim se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Të luash përballë tifozërisë do të jetë vërtetë speciale”, ka thënë lojtari më i shtrenjtë i Bundesligës sipas “transfermarkt” (130 milionë euro)