‘Ora e Kiametit është afër’! Parashikimi i ‘errët’ i shkencëtarëve për vitin 2024
Doomsday Clock paralajmëron botën për katastrofë në 2024 pas vitit të luftës dhe fatkeqësive natyrore. Ora e Kijametit, e vendosur nga Buletini i Shkencëtarëve Atomik, përfaqëson sa afër është njerëzimi me vetëshkatërrimin duke paralajmëruar se sa shumë “minuta deri në mesnatë” metaforike i kanë mbetur njerëzimit
Nëse vitet e fundit ju janë dukur të vështirë dhe të mbushur plot me ngjarje të këqija, disa po parashtrojnë duke pretenduar se “nuk keni parë ende asgjë”.
Kjo për shkak të një parashikimi “të errët” për vitin e ardhshëm, 2024, i cili pretendohet nga disa edhe si viti i “fundit të njerëzimit”.
Britanikja “The Mirror”, raporton se “Ora e Kiametit” paralajmëron për katastrofa shkatërrimtare në vitin e ardhshëm, pas vitit 2023 që e ka parë botën të rrënjosur në luftë, fatkeqësi natyrore, grindje politike dhe më shumë.
“Ora e Kiametit” ose emri origjinal në anglisht “Doomsday Clock”, është një pajisje simbolike që u krijua pjesërisht nga shkencëtarë dhe inxhinierë që ndihmuan në projektin e famshëm të Manhatanit, ku u krijua bomba atomike.
Pas ndërtimit të bombave të para bërthamore të SHBA-së, ata filluan iniciativën për të mbajtur një gjurmë se sa afër po i afrohej njerëzimi fundit të botës.
Sipas medias britanike akrepat e orës janë gjithnjë e më afër mesnatës, me këtë të fundit që përfaqëson pikën në të cilën Toka bëhet e pabanueshme.
Vitin e kaluar, ngjarje të tilla si pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të kenë kontribuar në përparimin e orës, por në vitet e fundit ajo ka reflektuar gjithashtu kërcënimin e ndryshimeve klimatike globalisht.
Rachel Bronson, CEO i Buletinit, tha: “Kur ora është në mesnatë, kjo do të thotë se ka pasur një lloj shkëmbimi bërthamor ose ndryshim katastrofik klimatik që ka zhdukur njerëzimin. Ne kurrë nuk duam të arrijmë atje.”
Më 24 janar 2023, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë i shtyu akrepat e Orës së Kijametit përpara. Ora tani qëndron në 90 sekonda deri në mesnatë – më e afërta që ka qenë që nga viti 1947.
Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm mund të mos duhet shumë për ta futur planetin në katastrofë dhe ne mund të shohim edhe më shumë ngjarje negative sesa kemi pasur deri më tani gjatë të kaluarës.
Kjo orë përditësohet çdo vit nga organizata jofitimprurëse me bazë në Çikago, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë dhe gjurmon kërcënimet apokaliptike që lindin nga tensionet gjeopolitike, kriza klimatike dhe armët e shkatërrimit në masë.