Witsel: Mezi pres të luajë për Dortmundin
06 gusht 2018
| 17:01
Axel Witsel është rikthyer në Evropë, pasi ka nënshkruar me Borussia Dortmundin.
Skuadra gjermane do t’i paguajë Tianjin Quanjian klauzolën e lirimit të lojtarit, e cila besohet të jetë rreth 20 milionë euro.
“Pas Kupës së Botës, ishte qëllimi im për të lëvizur nga Kina në Evropë. Jam krejtësisht i lumtur dhe gjithashtu krenar që do të luaj për BVB së shpejti. Pas bisedës sonë të parë, nuk jam menduar dy herë, sepse për mua Borussia është një nga klubet më të mirë në kontinent. Sinqerisht, nuk mund të pres që të luaj e të vrapoj përpara 81.000 njerëzve”, ka thënë Witsel.