Witseli largohet nga Dortmundi
12 maj 2022
| 17:29
Skuadra e Borusia Dortmund ka njoftuar se mesfushori Axel Witsel do të largohet nga “verdhezinjtë” në fund të këtij sezoni.
Futbollistit i skadon kontrata pikërisht këtë verë, me të dy palët që janë dakorduar për të mos e vazhduar më.
33-vjeçari u transferua te “milionerët” në vitin 2018 nga Tianhai për shumën e 20 milionë eurove.
Ende nuk dihet se në cilën skuadër do të luajë pas kësaj vere belgu. Gjatë sezonit të fundit, ai u paraqit 28 ndeshje në Bundesligë, ku shënoi dy gola.