Gashi: Nëse marrëveshja me Serbinë është e mirë, Qeveria do ta vendoste si “pikturë” në çdo shesh të Prishtinës
Analisti politik, Astrit Gashi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, dhe kryeministrin Albin Kurti, për mungesë të transparencës.
Gashi tha se është tejet nënçmuese për qytetarët e Kosovës, mënyra se si ka vendosur Qeveria të mos e publikojë draftin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.
“Ambasadori Hovenier, është dashur të loboj që Kosova ta informoj publikun cka është nënshkru. Publiku i Kosovës, asnjëherë në 20 vitet e fundit, nuk ka qenë më i nëncvmuar dhe i poshtëruar se sot… Kryeministri del thotë e kam pranu një plan që s’më ka pëlqy, por ka qenë emergjenca kohore, nuk mund ta bëjë publik sepse më kanë thënë të mos e bëjë publik”, tha ai.
Gashi tha se marrëveshjet e kaluara për Asociacionin nuk ishin të mira, dhe se sipas tij po ashtu edhe marrëveshja e fundit e këtij viti është e keqe për Kosovën.
Me ironi Gashi tha se po të ishte e mirë, Qeveria do e kishte vendosur në kronizë si pikturë këtë marrëveshje dhe do e shpërndante në secilin shesh të Prishtinës.
“Marrëveshjet e 2013 dhe 15 i kemi kundërshtu se i kemi lexu, marrëveshjen e 2023 nuk po e dimë. Po të ishte e mirë do e kishin nxjerrë në ram, e kishin vendos në kornizë edhe pikturën e kishin vendos në çdo shesh të Prishtinës, e keqe është. E kemi pranu sepse nuk kemi pas opsion mos me pranu. A kemi arritë rezultat në dy vitet e fundit, s’kemi arritë, për këtë është përgjegjës Qeveria e Kosovës”, tha ai.
Gashi tutje tha se liderët opozitarë janë poshtëruar nga emisari Mirosllav Lajçak, ku nuk ua ka dhënë dokumentin e marrëveshjes por vetëm i ka lënë ta shohin atë.
“Janë poshtru së skajshmi liderët e opozitës, është e tmerrshme nga ta të thonë se ma dha Lajcaku me pa. Dikush thoshte e pash dikush se pash. Po flisni për një dokument që e përcakton të ardhmen e këtij vendi, si mund të jesh i kënaqur që ua ka dhënë me lexu, i cili nuk është dokument i punës, e kuptoj dokumentin nuk e publikon, por dokumentin që është pranu”, tha ai.
Tutje ai tha se marrëveshja e fundit është e keqnegociuar por që sipas tij Kosova nuk ka pasur mundësi të tjera.
“2013 ka qenë marrëveshja e keqe, 2015 ka qenë marrëveshje e keqe, 2023 edhe pse po fshehët është marrëveshje e keqe, e keqnegociume. Ndoshta nuk prodhon të keqe Kosovës, por është e keqnegociume, e keqe ka qenë marrëveshje e Ohrit dhe e Brukselit. A duhemi ne me pranu a po jo, a kemi mundësi të daljes, janë çështje të tjera… S’po them që në nivelin e kryeministrit nuk e kisha pranu, por s’mund ta quaj marrëveshje të mirë”, tha ai.