Wladimir Klitschko kërkon që Rusia të përjashtohet nga Lojërat Olimpike

18 maj 2022 | 13:25

Ish-boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, ish-kampion bote në peshën e rëndë, i ka bërë një apel Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe presidentit të saj Thomas Bach, për të përjashtuar Rusinë nga Lojërat Olimpike si shkaktare e luftës në Ukrainë.

“IOC duhet të dënojë ekipin olimpik rus. Tashmë po bëhen 3 muaj luftë, e cila vijon pa pushim. Ata nuk mund të garojnë në Olimpiadën e ardhshme. Lojërat Olimpike nuk mund të mirëpresin një ekip që përfaqëson një shtet që ka nisur një luftë”, ka thënë Klitschko.

Ai është vëllai i boksierit Vitaly Klitschko, kryetari i Bashkisë së Kievit, të dy në luftë prej 3 muajsh. “Sulmet e ushtrisë ruse flasin më shumë se fjalët. Duhet izolim ndaj Rusisë, vetëm izolim, pasi ajo është e dhimbshme”, u shpreh Wladimir Klitschko.

“Do të jetë e dhimbshme për sportistët dhe ekonominë ruse nëse izolohet. Kjo do të jetë për këdo që do të përfshihet me Rusinë”, ka shtuar Klitschko në një intervistë për mediet britanike. Ai është fitues i medaljes së artë në “Atlanta 1996” në peshën super të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në…