Wolff: Bëra gabim që nuk mora Verstappenin për të krijuar ‘dream team’

13 qershor 2023 | 13:05

Sezoni 2023 në Formula 1 do të jetë nën diktatin e Red Bull dhe Max Verstappen, që komandojnë kampionatet respektive, atë për skuadra dhe pilotë. Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, në një intervistë, shprehet se në vitin 2015, kur piloti holandez firmosi me makinën Red Bull, ishte pranë transferimit te Mercedes.

Gjithsesi, ai transferim nuk ndodhi kurrë dhe për Toto Wolff ky mbetet një peng në karrierën e tij, që nuk solli talentin holandez te makina gjermane. “Asokohe fola me Jos (babai i Max) dhe Huub Rothengatter (menaxheri i Max) kur erdhën në zyrën time në Brackley. Ishte fundi i vitit 2013 dhe fillimi i 2014-ës. Më pas folëm edhe në shtëpinë time në Vjenë”, kujton Wolff. “Kaluam disa orë duke folur për të ardhmen e Max, por asokohe transferimi i tij tek Mercedes nuk ishte një mundësi konkrete. Kishim dy pilotë shumë të fortë si Lewis dhe Nico Rosberg. Ky i fundit u

largua në vitin 2016 dhe Max nuk ishte i lirë për të ardhur tek ne, kështu që zgjodhëm Bottas”, ka shtuar Toto Wolff. “Më vjen që nuk u transferua, pasi do të kishim një skuadër ëndrrash me dy pilotë kampionë si Lewis e Max. Nuk e di nëse kjo dyshe do të funksiononte, ndoshta jo, por Lewis ka gjithë jetën me me dhe është në qendër të punës tonë. Çdo gjë ndodh për një arsye dhe Verstappen shkoi te Toro Rosso, që isjhte opsioni më i mirë për të. dhe bëri mirë”, ka shtuar Toto Wolff.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka zhvilluar para pak çastesh një aksion…