Wolff : Hamiltoni do të jetë me Mercedesin edhe përtej moshës 40-vjeçare

04 tetor 2022 | 17:18

Sezoni 2022 nuk ka qenë ai që pritej për Mercedesin, që prej kohësh po sheh për vitin e ardhshëm. Makina gjermane synon të rikthehet kompetitive edhe për faktin se viti 2023 është i fundit nën kontratë me Lewis Hamilton.

Pa një makinë të shpejtë, vështirë se britaniku do ta rinovojë kontratën me Mercedesin. Gjithsesi, shefi i Mercedesit, Toto Wolff, është i sigurt se piloti britanik do të qëndrojë edhe pasi të skadojë kontrata aktuale. Madje ai shton se Hamiltoni mund të garojë dhe të jetë kompetitiv edhe përtej moshës 40-vjeçare.

“Jam i sigurt se herët a vonë do të ulemi në një tryezë e do të diskutojmë për kontratën e re”, ka thënë Wolff.

“Ne jemi rritur së bashku, ne si skuadër dhe ai si pilot, ndaj jemi transparentë. Lewis do të jetë i pari që do të na thotë se ‘nuk ia dal dot më dhe nuk argëtohem më si dikur’. Ai është një personalitet në Formula 1 dhe mendoj se me talentin që ka mund të garojë përtej moshës 40-vjeçare, duke qëndruar sërish me ne”, ka deklaruar Wolffi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar gjetjet nga analiza…