Wolff: Ja përse Hamiltoni ka vendosur të heshtë

27 dhjetor 2021 | 16:43

Pasi humbi mundësinë të shpallet kampion bote në Formula 1 për të tetën herë, piloti britanik Lewis Hamilton ka vendosur të heshtë dhe të mos flasë me askënd. Ai vendosi të mos ndjekë askënd në rrjetet sociale dhe prej gati 10 ditësh askush nuk di asgjë për pilotin e Mercedesit.

“Hamiltoni është në heshtje pasi nuk ka fjalë të përshkruajë gjendjen e tij. Atij iu vodh titulli kampion dhe ka mbetur i zhgënjyer me të gjithë. Është e vështirë të ecësh përpara kur sheh se është manipuluar besimi yt në sportin tënd të preferuar”, u shpreh Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

Wolff ka pranuar se Hamiltoni mund të mos garojë më në Formula 1 pas këtij zhgënjimi edhe pse britaniku ka një kontratë 2-vjeçare me Mercedesin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë…