![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/rebic.jpeg)
Wolfsburgu kërkon Rebiqin
03 maj 2023
| 14:33
Sulmuesi kroat Ante Rebiq ka dhënë fare pak për Milanin gjatë këtij sezoni. Vetëm 3 gola dhe 2 asistime në Serie A, ndërkohë ai po kërkohet në Bundesliga nga Wolfsburgu.
“Ujqit” po bëjnë mirë dhe janë në garë për kualifikimin në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm. Trajneri i Wolfsburgut, Niko Kovaq është personi që po insiston për të siguruar shërbimet e bashkëpatriotit të tij.
Kovaqi ka punuar e fituar me Rebiqin tek Eintracht Frankfurt dhe shpreson të ritakohet me të, tashmë te Wolfsburgu. Drejtuesit e klubit gjerman po përgatisin një ofertë për homologët e Milanit. Rebic ka kontratë me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2025.