Wolfsburgu superior ndaj Leverkusenit
26 maj 2020
| 22:24
Wolfsburgu është treguar skuadër superiore ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen që është zhvilluar sonte në kuadër të Budesligës, pasi fitoi me rezultat 1-4.
Marin Pongraqiq shënoi dy gola për mysafirët, kurse nga një gol e shtuan Maximilian Arnold dhe Renato Steffen. Golin e nderit për vendasit e shënoi Julian Baumgartlinger.
Ndeshja Eintracht Frankfurt-Freiburg përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, kurse pa gola luajtën Werder Bremen dhe Borussia Monchengladbach. Në ketë ndeshje titullar për vendasit ishte ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili nuk arriti t’i sjell tri pikë skuadrës së tij.
Sot është zhvilluar edhe derbi në mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munchen. Fituese doli skuadra “bavareze” me rezultat 0-1.
(V.Z / Epoka e re)