
Wolverhamptoni, afër marrëveshjes me Pepen
24 korrik 2018
| 14:00
Ish-anëtari i Real Madridit, Pepe pritet të largohet nga Turqia vetëm pas një viti.
Mediet në ishull raportojnë të martën se mbrojtësi portugez do të braktis skuadrën e Beshiktashit për t’iu bashkuar Wolverhamptonit në Premier Ligë.
35-vjeçari shihet si një garanci për repartin e mbrojtjes në skuadrën e sapo rikthyer në elitën e futbollit anglez.
/Epoka e re/