Wolverhamptoni e mposhti me rezultat bindës Evertonin
12 korrik 2020
| 15:05
Skuadra e Wolverhampton Wanderers ka arritur fitore me rezultat bindës ndaj Evertonit (3-0).
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Raul Jimenez shënoi për 1-0 nga penalltia. Në fillim të pjesës së dytë Leander Dendoncker realizoi golin e dytë për vendasit, derisa rezultatin final e vulosi Diogo Jota, në minutën e 74-të.
Wolverhampton është ngritur në pozitën e gjashtë me 55 pikë, derisa Evertoni ka dhjetë pikë me pak dhe zë vendin e njëmbëdhjetë.
(V.Z / Epoka e re)