Woods rikthehet në fushë: Optimist se mund të fitoj sërish një Masters

07 prill 2022 | 11:20

Golfisti amerikan Tiger Woods ka bërë me dije se do të rikthehet të luajë këtë vit në një turne Masters. Ai nuk luan në një ngjarje të madhe që prej nëntorit 2020, kur mori pjesë në turneun e Augusta National.

Më pas ai u aksidentua në shkurtin e vitit të kaluar dhe tashmë është gati të rikthehet në fushë. Ikona e këtij sporti, që tashmë ndodhet në vendin e 944 të renditjes botërore, synon të bëjë një rikthim të bujshëm në fushat e gjelbra të golfit.

Aksidenti dhe dëmtimet e shpeshta kanë lënë gjurmë te Woodsi, por fituesi i 15 ngjarjeve të mëdha në gold shprehet se do të bëjë më të mirën e mundshme.

“Ndihem gati për të luajtur sërish. Kam nisur të stërvitem dhe luaj çdo ditë e më shumë. Rikuperimi nga aksidenti dhe operacioni kanë shkuar mirë. Ndihem shumë entuziast për të ardhmen. Nuk e di se deri ku mund të shkoj, por jam optimist se mund të fitoj sërish një turne të madh”, u shpreh Tiger Woods.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur…