Bahtiri ia shkruan vendin në histori Kurtit, e vendos “pas Isa Boletinit”
24 janar 2024| 23:23
Ish-Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ia ka përshkruar “vendin” në histori Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke e çuar në piedestal se “në historinë e këtij s’ka bë punë më të mirë kush në Mitrovicë” dhe atë duke e vendosur “pas Isa Boletinit”.
“Pikë”, tha Bahtiri duke mos shpjeguar se çfarë punësh ka bërë por me një gjuhë trupore sikur dëshironte t’u përçonte bashkëbiseduesve: mos flisni më shumë.
“Ka me i fitu mbi 50%, po, se e vlerësojnë njerëzit, s’është më besueshmëria, por vlersueshmëria…Mendoj se punën më të mirë që e ka bërë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, pas Isa Boletinit, në Mitrovicë e ka bë Albin Kurti. Pikë”, tha Bahtiri.
Bahtirit i reagoi gazetari me emër tash të ndërruar Rid Berisha se “po e bosnjëzon veriun”, por Bahtiri në delir të lëvdimit të Kurtit ia ktheu se “mirë është ti me shku te një psikolog e pak m’eu këshillue. Për të mirë tënde e kam”.