![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/writz.jpg)
Writz kërkohet nga Liverpooli dhe Chelsea
10 nëntor 2023
| 14:40
Bayer Leverkusen ka bërë një start sezoni fantastik, ku në 10 ndeshje numëron 9 fitore dhe 1 barazim. Një nga pikat më të forta të skuadrës së Xabi Alonso është padyshim mesfushori me tipare sulmuese, Florian Writz.
Performanca e tij e jashtëzakonshme ka bërë që dy gjigantë të kenë sytë nga ai.
Liverpooli dhe Chelsea janë në luftë me njeri tjetrin për të fituar shërbimet e Writz në merkaton e verës. 20-vjeçari ka bërë 16 ndeshje në total, ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 9 herë.