Publikohet fotografia e kosovarit që dyshohet ta ketë vrarë një 26-vjeçare italine

19 dhjetor 2023 | 21:03

Kosovari Bujar Fandaj dyshohet se ka kryer një krim makabër  duke e vrarë një shtetase të Italisë, Treviso.

Tashmë është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit për këtë krim, të cilin raportohet se e ndjera 26-vjeçare e kishte denoncuar në Polici për ndjekje ndaj saj.

“La Republica” ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe bëhet fjalë për Bujar Fandaj nga Kosova, sipas këtij mediumi.

Detaje rreth rastit ka dhënë edhe mediumi italian “ Corriere Della Sera ”, duke treguar se se mbi trupin e gruas shtetase italiane është goditur shtatë herë me thikë në gjoks.

Emri i viktimës është Vanessa Ballan dhe po priste fëmijën e saj të dytë.

Vrasja ka ndodhur në hyrje të shtëpisë së viktimës, teksa raportohet se viktima më parë e kishte denoncuar sulmuesin për ndjekje.

Raporti shpjegon se viktima ishte rrahur brutalisht, përfshirë edhe lëndime në duar që dëshmojnë përpjekjen e saj për t’u vetëmbrojtur.

 

Pas aktit, policia italiane ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, duke ia dalur me sukses që ta kapte atë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim…