Matoshi: Kurti po e përfundon mandatin e plotë të Qeverisë pa bërë asgjë

22 nëntor 2023 | 22:24

Komentatori politik Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveria Kurti është më e dobëta që e ka pasur ky vend ndonjëherë.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Politiko” në Kanal10, ku po diskutohet në lidhje me politikat e brendshme dhe të jashtme të qeverisë së Kosovës.

Matoshi ka thënë se qeveria aktuale nuk është zhvillimore, por stagnuese.

“Po del prej qeverisjes (Kurti) me mandat të plotë pa bërë asgjë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti nuk është dashur tërë energjinë ta orientojë kah dialogu.

“Ky e ka një ekip të dialogut të ngarkuar për atë punë që është z.Bislimi, Kurti ka mund të merret ekstra me menaxhim të brendshëm, jo me cikërrime”.

Sipas tij, kriza ekonomike ka bërë që pagat në Kosovë të jenë më të ulëtat në Evropë.

“Nuk ka vende pune, ndërsa djemtë e vajzat tona po e presin 2 janarin me këqyr me gjet zgjidhje dika, sepse puna këtu paguhet pak, sepse rroga mesatare është e ultë- ma e ulëta në Evropë, sepse rroga minimale është më e ulëta në Evropë. Nuk e di ku po shihen këto rezultate”, ka thënë Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i burgosuri politik Bajrush Xhemajli, i cili ka vuajtur në…