‘Mbi 150 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova nga 1 janari deri më tani’
06 mars 2024
| 23:26
Më 1 janar të këtij viti edhe zyrtarisht iu dha fund regjimit të vizave dhe pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës, për të lëvizur lirshëm pa viza drejt vendeve në zonës Schengen.
Por, ky vendim ka ngjallur edhe frikë në vend.
Kjo, për shkak të largimit të fuqisë punëtore nga vendi.
E, numri i punëtorëve që kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar punë dhe kushte më të mira në vendet e huaja kalon 150 mijëshin.
Kështu, ka deklaruar për Front Online, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi
“Që nga 1 janari e deri më tash konsiderojmë që janë mbi 150 mijë punëtorë e kanë lëshuar vendin për të kërkuar punë në vendet e tjera për shkak të kushteve”, është shprehur Azemi.