Endrit Thaçi kujton babanë në Hagë: Shpresoj vitin tjetër ta festojmë bashkë Ditën e Çlirimit
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Endriti ka ndarë një fotografi të Thaçit bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, e shkrepur vite më parë në sheshin e Prishtinës.
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës me një fotografi të babait të tij në sheshin e Prishtinës bashkë me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright dhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Ai është shprehur se shpreson që vitin e ardhshëm Ditën e Çlirimit ta festojë bashkë me ish-presidentin Thaçi.
Kujtojmë që ish-presidenti Hashim Thaçi, që nga 5 nëntori i vitit 2020 ndodhet në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si i akuzuar për krime lufte.Reporteri.net