“Albin Kurtoviqi” – Sami Lushtaku reagon pas ndarjeve buxhetore për komunat e Kosovës
11 dhjetor 2023
| 22:21
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas ndarjeve buxhetore që qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti i ka bërë komunave të Kosovës.
Lushtaku ashtu si edhe bashkëpartiakët e tij ka reaguar ashpër duke e quajtur përjashtim të Skenderajt dallimin e madh në ndarjet buxhetore që i ka bërë qeveria e Kosovës, komunës së Skenderajt, për dallim nga disa komuna tjera që udhëhiqen nga partia në pushtet.
“Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt!”, ka shkruar Sami Lushtaku në rrjetin social “Facebook”. /Gazeta10/
Postimi i plotë: