‘Në kafenenë time nuk lejohen burrat’, shqiptarja ndez debatin në Gjermani!
Për Sumeja Zumberin u bë realitet një ëndërr e kahershme në moshën 18-vjeçare ajo hapi kafenenë e saj.
Por pronarja e re tërheq kryesisht vëmendjen me konceptin e saj të pazakontë nuk lejohen burra në lokalin e saj.
“Baresha” në Bremen është e para e këtij lloji në qytet.
Ndodhet në lagjen Gröpelingen, ku, sipas autoriteteve, më shumë se 60 përqind e banorëve kanë një prejardhje migrante.
Sumeja Zumberi thotë se i lindi kjo ide biznesi për shkak se kafenetë në zonë ishin të mbipopulluara me burra. Që kur u hap gjashtë javë më parë, ka pasur një diskutim të nxehtë në lidhje me të në internet, por ajo nuk është e shqetësuar.
“Jam e sigurt që gratë ndihen më rehat këtu se kudo tjetër”, tha Sumeja Zumberi për BILD.
“Sidomos ato që kanë pasur tashmë përvoja të këqija dhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji ose që vijnë me fëmijë këtu. Burrat lejohen të blejnë një akullore në banak, por nuk lejohen të qëndrojnë”.
Studentja mbështetet nga familja e saj, e cila prej 30 vitesh jeton në Gjermani. Zumberi: “Ne jemi shqiptarë nga Kosova”.
Për financat dhe sigurimet kujdeset babai i saj, ndërsa në restorant ndihmon nëna.
Salloni i kafeve dhe akulloreve ka një hapësirë ??për rreth 30 gra. Fillimi ka qenë i mbarë.
“Kam marrë vetëm reagime pozitive nga të gjithë deri më tani,” thotë pronarja.
Një kliente, që vjen shpesh me shoqet ose motrat e saj, shpjegon: “Ndihem më mirë këtu, më rehat, e patrazuar”.