Hamza me tubim madhështor në Drenicë: Kurrë nuk do të dorëzohemi për t’a ndërtuar një të ardhme më të mirë!

15 nëntor 2024 | 21:09

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka zhvilluar një tubim në Drenicë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza, thotë se në atë tubim ndjeu pulsin e shtetit, entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.

“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë.Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Faleminderit, DRENICË!

Në zemrën e Skenderajt, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, ndjeva pulsin e shtetit tonë. Ndjeva entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.
Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë.

Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se…